TIRANE

Në fillim të kësaj jave, zjarret kanë vërshuar në pjesë të ndryshme të Evropës Jugore përfshirë edhe Turqinë.

Deri tani në Turqi kanë humbur jetën 8 persona. Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja e aktorja shqiptare, Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Turqi.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë mundësi të ndihmojnë, duke shtuar se deri më tani janë shkaktuar 112 zjarre.

“Unë po i bëj thirrje të gjitha vendeve që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe deri më tani kanë rënë 112 zjarre”.
“Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht”-ka shkruar ajo.

Por përveç Almedës kane qenë dhe shumë aktorë e personazhe të njohur turq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb