TIRANE – Pritja e ëmbël është një nga ngjarjet më të bukura në jetën e një vajze, qoftë ajo një personazh i famshëm e me reputacion publik, ose edhe krejt e panjohur. Është ajo ndjenja sublime dhe plotësimi më i mirë që mund t’i ndodh një çifti, si konkretizimi më i bukur i dashurisë, fryt i së cilës është pikërisht një fëmijë.

Këtë herë,shijen e ëmbël të kësaj ndjesie, po e përjeton bukuroshja Almeda Abazi. Nuk është hamendësim, apo thashethem, por 100% e konfirmuar. Sipas, revistës “Who”, ish-missi shqiptar është shtatzënë dhe po jeton një nga periudhat më të bukura në jetën e saj.

“Jam shumë e lumtur…Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, është shprehur ajo. Kujtojmë që Almeda, u martua në shkurtin e vitit të kaluar, në një ceremoni shumë të veçantë në Los Angeles, ku kurorëzoi në altar dashurinë e saj me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.

Ende nuk dihen detaje, se sa muajshe është apo kur pritet të lind bukuroshja shqiptare, e cila edhe pse në pritjen e ëmbël, asgjë nuk e ka penguar në vazhdimin e projekteve artistike. Së fundmi, ajo publikoi këngën e saj me titull “Alabama”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb