Disa shkolla fillore dhe të mesme në Podgoricë u evakuuan të hënën pasi morën njoftime përmes postës elektronike për vendosjen e mjeteve shpërthyese.

Policia malazeze tha se kishte marrë masa lidhur me njoftimet dhe për sigurinë e nxënësve dhe qytetarëve.

Mal I Zi Alarmet
Mal I Zi Alarmet

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Ministria e Arsimit u rekomandoi të gjitha shkollave që nxënësit dhe punonjësit të largoheshin nga mjediset shkollore.

“Duke pasur parasysh se në periudhën paraprake jemi përballur me me raportime të këtij lloji, të cilat fatmirësisht kanë qenë të rreme, ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të veprojnë me qetësi dhe përmbajtje, sikurse në rastet e mëparshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Pas shumë verifikimesh, rezultoi se këto alarme ishin të rreme.

Alarmet e shumta që dolën të rreme për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla ndodhën edhe në prill të këtij viti, kur të gjitha shkollat në Mal të Zi u evakuuan.

Më 8 dhjetor u dha alarmi për lëndë shpërthyese në Gjykatën e Lartë në Podgoricë duke bërë që të ndërpriten të gjitha gjykimet dhe të evakuohen punonjësit e saj. Pas kontrollit doli se alarmi ishte i rremë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb