Policia Sqaron ngjarjen në fshatin Grudë të Shkodrës, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur për gazetarin Senad Nikshiqi se policia kishte marrë një telefonatë nga një person, për të shtëna me armë në këtë fshat.

Pasi ata kanë mbërritur në terren, kanë telefonuar sërish personin që i dha njoftimin, por celulari ka rezultuar i fikur. Pritet që të tjera detaje të dalin në vijim mbi këtë ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb