U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet konflikti i mëtejshëm dhe vihet në pranga autori.
Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga shtetasja me inicialet N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Martanesh, Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb