“Alo… ka hajdut në shtëpi”! Kjo ishte telefonata alarmuese që morën karabinierët në provincën e Frosinones në Itali, teksa një burrë i shqetësuar i ka njoftuar pasi më herët fqinjët e tij e kishin lajmëruar se kishin dëgjuar zhurma nga banesa.

Burri italian ishte larguar nga shtëpia e tij në Ceccano për arsye pune, por mori një telefonatë nga fqinjë, të vilët me bindje i thanë se një hajdut po hynte në shtëpinë e tij.

Burri më pas njoftoi karabinierët dhe së bashku me ta u kthye në shtëpinë e tij, por në vend që ta gjente të grabitur, u përball me një tjetër lloj “hajduti”, atë që i kishte vjedhur “zemrën” bashkëshortes së tij.

Personi që fqinjët panë të hynte në shtëpinë ngjitur ishte, në fakt, i dashuri i gruas së pronarit. Hajduti i zemrës tentoi të arratisej, por u ndalua dhe u identifikua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: