Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se alpinistja e plagosur në Malin e Tomorrit prej disa orësh e bllokuar është shpëtuar. Ajo kishte thyer këmbën dhe në një lartësi të madhe ku pritej vetëm ndërhyrja e helikopterit të Forcave Ajrore nga Ministria e Mbrojtjes.

Alpinistja bashkë me tre kolegë të tjerë ishin nisur mëngjesin e sotëm prej Qafë Dardhës në Librazhd drejt majës së malit të Tomorrit.

Afër Çesmën së Tarikos alpinistja rrëshqiti në një vend të thepisur dhe theu këmbën. Ajo doli prej vendit ku ishte bllokuar falë ndihmës së kolegëve të cilët njoftuan menjëherë nëpërmjet celularit Emergjencat Civile.
Pas disa orësh alpinistja do të mund të transportohet drejt Traumës për të marrë mjekim të specializuar.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I OLTA XHAÇKËS

Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft (2133.6 metër) dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb