Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit se deputeti i PS-së Alqi Bllako është arratisur pas vendimit të GJKKO e cila miratoi kërkesë e SPAK për masën e arrestit me burg. Përmes një postimi në facebook Kryemadhi shkruan se qytetarët presin drejtësi dhe jo regji me qeveritarët në arrati.

“Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati! Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen? As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma” – shkruan Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb