Juventus nuk ka kohë për të humbur. Bardhezinjtë po shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për një afrim nga krahët.

Pista e parë dhe më e rëndësishmja është ajo e Ivan Perisic. Kroati dhe Interi po vonojnë në rinovimin e kontratës, me Zonjën e Vjetër që është pas dere.

Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, klubi nga Torino ka në mendje një tjetër profil, tejet interesant edhe ky.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, në lupën e drejtuesve të Juventusit është Filip Kostiç, anësori serb që para pak ditësh fitoi Europa League me gjermanët e Frankfurtit. Vlerësimi për 29 vjeçarin është maksimal, por kjo siç e thamë, nuk është zgjedhje e parë për Allegrin.

 

777777777
777777777

Futbollisti i lindur në Kragujevac  numëron 43 përballje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ku ia ka dalë të realizojë gol 7 herë dhe të japë pasin e fundit 15 herë. Për Kostiç do ishte aventura e parë në tokën italiane, pas eksperiencës në Serbi dhe Gjermani.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb