Altin Basha është padyshim një nga regjisorët më të mirë shqiptarë, dhe këtë të diel ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”.

Ai përpos punës në televizion, si autor i programit të humorit “Kosherja” aktualisht po punon për një shfaqje të re “Coriolanus”, e cila do të ketë premierën më 17 dhjetor në Teatrin Kombëtar.

Shfaqja që do të vihet në skenë është vepër e Shekspirit, “Coriolanus”, të cilën Altini e cilësoi një projekt ambicioz dhe zbuloi se në të kanë marrë pjesë aktorë të mëdhenj të teatrit shqiptar.

Ndërkohë i pyetur për marrëdhënien që ai ka me miqësinë, Altini tha që ka miq të ngushtë brenda dhe jashtë profesionit.
Dhe një nga miqve të tij më të ngushtë e surprizoi me një videomesazh në program, duke i dhuruar një emocion të veçantë regjisorit, “Altini rrezaton mirësi, është mik i mirë në ditë të vështira. Është fat të kesh miq të mirë e të mençur në jetë. Ishte fat për mua që na u kryqëzuan rrugët në jetë”, tha ai ndër të tjera.

Në program u shfaqën edhe disa fotografi nga shfaqjet që kanë shënjuar karrierën dhe rrugëtimin e regjisorit të njohur në teatër, duke filluar nga “Gomari i Babatasit”, “I ligu për mend”, “Rojat e Taxhit”, “Karnavalet e Korçës”, “Ëndrra e një nate vere”, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb