Regjisori Altin Basha ishte i ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola” ku foli ndër të tjera edhe për jetën e tij personale. Ai rrëfeu njohjen me bashkëshorten e tij, kostumografen e njohur nga Kosova Iliriana Basha, me të cilën prej vitesh tashmë ka krijuar një familje të bukur.

Regjisori zbuloi që ata janë njohur në Tetarin Kombëtar në Prishtinë, ku Altini punonte për shfaqjen “Pallati i ëndrrave” dhe Iliriana ishte kostumografe në këtë projekt, “Ne jemi njohur profesionalisht, dhe është krejt e pabesueshme por ne në fillim nuk pëlqeheshim fare”, teksa shtoi se kishin diskutime të shumta për punën.

Më tej ai tregoi se një nga pikat që ata i bashkon është dashuria që ata kanë për punën, ndërkohë që e cilësoi partneren si krahun e tij të djathtë.

Ndërkohë Iliriana teksa Altini ishte në program, ishte në provat e shfaqjes “Coriolanus” dhe me një videomesazh plot humor ajo dhe aktorët përshëndetën regjisorin e njohur.

Altini dhe Iliriana janë prindër të tre fëmijëve, të një vajze dhe dy djemve. Ai zbuloi se është një baba tradicional, dhe theksoi se me fëmijët nuk mund të bëhesh shokë pasi roli i babait nuk ta lejon, teksa shtoi se përpiqet që shpesh herë të jetë tolerant.

Ndërkohë edhe djali i tij i vogël i kishte dërguar një videomesazh surprizë në program, ku shprehte ne menyren e tij dashurinë për të atin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb