Altin Basha tashmë zyrtarisht ka marrë edhe detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.

Ai do të zëvendësojë në detyrë Kicco London i cili u largua pas 6 vitesh në drejtim. Basha thotë se në këtë pozicion ka njëfarë eksperience dhe kur u hap thirrja konkuroi pasi mendon se mund të ccojë para frymën e teatrit me artistë të rinj.

Basha thekson edhe se për një kohë të gjatë ka menduar se si mund të reformohet Teatri Eksperimental dhe garanton se i ka mundësitë.

‘’Pas thirrjes së hapur dhe konkursit e intervistës erdha këtu. Është pozicion ku kam njëfarë eksperience. Ka ndikimin e frymës së kërkimit. Është gjenerator i ditëve të reja dhe për një kohë të gjatë kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar në mënyrë që të fuqizohet alternativa. Teatri e ka mundësinë për të qenë i tillë. Ky element ndoshta është arsyeja që mora pjesë në konkurs. Për 10 -15 vjet kam punuar me artistë të rinj për ta çuar më tej frymën që ka ky teatër.’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb