Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar anëtarin e 5-të të Gjykatës Kushtetuese për betimin në Presidencë.

Znj.Kim thotë se tashmë Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor është brenda mundësive falë bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED e Parlamenti.

Po ashtu ambasadorja falenderon edhe Presidentin Meta që mundësoi sot betimin e Altin Binajt si një zhvillim pozitiv.

STATUSI NGA AMBASADORJA AMERIKANE

Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 12/31 është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb