Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ripërsëriti ashtu si në takimin me kryeministrin Edi Rama, se Komisioni Evropian ka përpiluar një raport pozitiv për Shqipërinë, duke treguar se vendi ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Mirëpo sipas Sorecës, janë disa pika që kanë nevojë për administrim të mëtejshëm. Duhet të priten të dhënat e hetimeve për pretendimet mbi manipulimin e votave dhe rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve.

Po ashtu, tha se duhet përforcuar dialogu qeveri-shoqëri civile, liria e medias duhet të jetë parësore, si dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

“Do të fokusohem te kriteret politike. Shqipëria ka kaluar një periudhë me sfida, si pandemia. Ashtu siç u konfirmua nga Von der Layen, BE i qëndroi pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto sfida. Raporti thotë që Shqipëria ka përmbushur kushtet për anëtarësimin e BE dhe duhet të nisë sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Vonesat për negocim do të kenë aspekt negativ për besueshmërinë e BE. Ne presim përparim në tre fusha, në zbatimin e ligjit, lirisë së medias dhe nën ligjet që priten të miratohen për të drejtën e pakicave.

Në raport theksohet përfundimet e OSBE/ OHDIR për 25 prillit. Në raport thuhej që zgjedhjet në përgjithësi ishin të mirëorganizuara, por ka dhe aludime për blerje votash dhe rrjedhje të dhënash së personale, e për këtë ne presim hetimet. Strukturat e BE duhet të artikulohen në mënyrë më efikase. Në raport jepet edhe vlerësimi i përparimit për qeverisjen vendore, sepse do të jetë ajo që do të kryejë 70% të legjislacionit të BE. Në lidhje me shoqërinë civile është i gërshetuar, duhen përpjekje thelbësore për të pasur diskutime me shoqërinë civile për reformat.

Sa i takon sundimit të ligjit, në raport flitet për rezultatet konkrete. Komisioni ka rritur nivelin e përgatitjes së Shqipërisë dhe kjo thuhet që Shqipëria është përgatitur në mënyrë të moderuar për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Është parë përparim për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe të plotësohen vakancat sa më shpejt të jetë e mundur. Duke i hedhur sytë drejt së ardhmes rekomandimet kyçe kanë të bëjnë me fuqizimin e mëtejshëm të sistemit ligjor, për shkollat e magjistraturës”, u shpreh Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb