TIRANË – ALUIZNI ka deklaruar sot se përveç 427 mijë ndërtimeve të paligjshme në vend që nga viti, për fat të keq ekzistojnë edhe 55 institucione shtetërore, të cilat përgjatë viteve kanë ndërtuar pa leje, si psh. Drejtoria e ALUIZNI-it Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit etj.

Dhe për këtë qëllim, kreu i ALUIZNI-it, Artan Lame, ka dalë sot me një thirrje publike ndaj këtyre institucioneve, 42 qendrore dhe 13 vendore, që të fillojnë nga ministritë e përfundojnë tek komunat.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/03/INSTITUCIONE-QE-KANE-NDERTUAR-PA-LEJE-DHE-NUK-KANE-BERE-VETEDEKLARIMIN.pdf” viewer=”google”]

“Është e paimagjinueshme që një shtet të ndërtojë pa leje, në një kohë që ka ligje që dënojnë qytetarët që e bëjnë një gjë të tillë, – tha ai. – Por e keqja, për fat të keq, nuk mbaroi këtu. Në qoftë se një pjesë e këtyre institucioneve, vërtet kanë ndërtuar pa leje, por më pas u përfshirë në procesin e vetdeklarimeve dhe të legalizimeve, rezultojnë edhe një numër shumë i madh institucionesh të cilat, me gjithë shpalljen publike të procesit të legalizimeve dhe, me gjithë kërkesën me shkrim të bërë direkt ndaj tyre, nuk e bën kabull t’i nënshtrohen ligjeve të shtetit.”

“Të gjendur përpara kësaj situate,- theksoi Lame, – unë i bëj thirrje edhe një herë, tashmë jo mijëra qytetarëve që ju bindën ligjit, por institucioneve shtetërore, që ta zbatojnë atë. Ne do të bëjmë një ndryshim në aktet nënligjore për ta mundësuar një gjë të tillë, por është e domosdoshme që edhe këto institucione të mos bëjnë asgjë më shumë se sa zbatimin e detyrimeve ligjore,”- përfundoi ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: