TIRANË – Pas njoftimit se vetëdeklarimi i ndërtimeve mbyllet brenda këtij viti, një dyndje e madhe qytetarësh është konstatuar në zyrat e ALUIZNI-t në të gjithë vendin.
Ndaj, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka njoftuar sot “se ata persona, që kanë bërë më parë vetëdeklarim, nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj procedure, ndërsa ata që nuk janë vetëdeklaruar, kanë afat deri më datë 31 dhjetor 2014.
Procesi i legalizimit vazhdon,”- thuhet në fund të njoftimit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: