Në auditorët e universitetit Luarasi pothuajse çdo javë do të rikthehet një ish-student për të ndarë eksperiencën e tij pas përfundimit të studimeve. Në hapësirën Alumni Talk këtë të martë ishte moderatorja Oriela Nebiaj, ish-studente e Juridikut të këtij universiteti. Rikthimi në auditor për të ishte emocionues.

Për ata që aktualisht janë student, Nebiaj iu sugjeroi të ndjekin me vëmendje çdo leksion e seminar nga pedagogët më të mirë që Luarasi ka fatin të ketë.
Një mesazh Oriela Nebiaj e ka edhe për maturantët që së shpejti do të nisin studimet e larta.

Alumni talk do të sjellë në auditore një tjetër ish student javën e ardhshme për të ndarë eksperiencën e tij se sa i kanë vlejtur në karrierë studimet në universitetin Luarasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb