Celsi dhe Real Madridi, kampionë të Anglisë dhe Spanjës, kanë gjetur akordin për transfertën e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, bëri të ditur klubi anglez.

“Celsi dhe Real Madrid kanë gjetur akordin për transfertën e Alvaro Morata në Stamford Bridge”, theksonte Celsi, një informacion që është konfirmuar edhe nga Real.

Sipas radios spanjolle Cadena Ser, shumë e lidhur me botën e futbollit, shuma e transfertës është 80 milionë euro.

Lojtari 24-vjeçar do të largohet nga SHBA, ku klubi madrilen është në faze përgatitore, për t’u bashkuar në Londër me ekipin e ri.

Sipas mediave britanike, Celsi i ka ofruar lojtarit një kontratë për pesë vjet me një page prej 170.000 euro në javë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: