I nominuar si lojtari më i mirë i Copa America, Dani Alves ishte i ftuar në programin e Sport TV Ben Amigos në Brazil, ku foli për ish-shokun te ekipi i PSG, bashkëatdhetarin dhe mikun e ngushtë Neymar, i cili duket se është ranë largimit nga parizien.

Në intervistë, Alves argumentoi se ekipi duhet të ndërtohet rreth Neymar, pasi ai është lojtar i kalibrit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Ekipet luajnë për Messin dhe Cristianon, dhe unë mendoj se ekipi duhet të luajë edhe për Neymar. Ata janë lojtarë të ndryshëm, sa më shumë luan ekipi për ta, aq më mirë ata përgjigjen në fushë, dhe kjo nuk është çështje egoizmi “, tha Alves, i cili aktualisht është një lojtarë i lirë pasi kontrata e tij përfundoi me PSG në fund të qershorit.

Mbrojtësi 36-vjeçar vazhdoi të shpjegojë se si bëri të njëjtën gjë për Messin kur ai ishte në Barcelonë, ku të dy luajtën bashkë për nëntë sezone. “Unë, për shembull, e kam bërë atë me Messin. Unë vetëm duhej t’i jepja topin, që ai të mund të driblonte, të asistonte ose të shënonte një gol”, – tha ai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: