Historia e Alvinit, që gjendej i vetëm në një nga kampet famëkeqe në Siri preku zemrat e shqiptarëve, pasi babai i dëshpëruar kërkonte ribashkimin me të birin. Kur sot duket më e afërt dita kur familja do të bashkohet në Itali, pasi 11-vjeçari Alvin Berisha u largua nga Siria, dhe po udhëton drejt Romës, nuk mund të mungonte dhe reagimi i presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se ky ishte një lajm i shumëpritur nga të gjithë.

“Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një video nga momenti kur Alvini niset drejt rrugës së kthimit drejt Italisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb