Një kukull e fryrë njerëzore, Gigi Hadid e veshur si marinarë, Winnie Harlow e mbuluar me gjethe, Dita Von Teese me nje veshje me bust qe mbahej nga disa rripa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jean Paul Gaultier i ka dhënë lamtumirën modës duke sjellë në pasarelë të gjitha simbolet që kanë karakterizuar 50 vitet e karrierës së tij. Eventi për stilistin francez, ka bërë që ai të prezantoj në show e tij jo vetëm një koleksion couture, por edhe ka bërë të marrin pjesë të gjithë personazhet e lidhur me firmën e tij.

Nga ish zonja e parë e Francës Carla Bruni në radhë të parë, tek Boy George që ka performuar në skenë, deri tek sensualja Irina Shayk.

Të gjithë të Paris në sfilatën e të famshmit Jean Paul Gaultier. Por përvec të gjitha yjeve të famshëm, në këtë event ishte edhe një yll që në këto vite ka krijuar një raport të rëndësishëm, sa professional aq dhe privat me Jean Paul Gaultier, Amanda Lear.

Këngëtarja, artistja, piktorja, shkrimtarja dhe drejtuesja televizive, në moshën 80 vjeçare (të hamendësuara, sepse askush nuk e di me saktësi sa vjeç është) ka katalizura të gjithë vëmendjen mbi të, duke performuar dhe kërcyer vetëm me mbathje dhe një pulover sipër.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb