SHBA

Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i saj Thomas Sadoski kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një djalë, së bashku me foton e parë të të porsalindurit.

“Që nga lindja e vajzës sonë tre vjet më parë angazhimi ynë ndaj fëmijëve të pafajshëm që janë prekur kaq brutalisht nga konflikti dhe lufta ka qenë një forcë shtytëse në jetën tonë”, thotë çifti.

Ata gjithashtu janë prindër të një vajze tre vjeçare të quajtur, Nina. Seyfried dhe Sadoski u martuan në mars të vitit 2017, ndërsa ajo ishte nëntë muajsh shtatzënë me vajzën e saj.

Familja katër anëtarësh ka jetuar në një shtëpi në fermë të rinovuar në New York mes pandemisë së coronavirusit. Në gusht, Seyfried foli për jetën e saj në karantinë dhe ndihmën për kujdesin e fëmijëve nga nëna e saj, Ann.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: