Raul Castro, vëllai i Fidel Castros, i ndarë pak ditë më parë nga jeta, ka thënë se Kuba do të ndalojë ngritjen e përmendoreve, apo emërtimin rrugëve me emrin e vëllait të tij. Ky ka qenë edhe amaneti i liderit të Revolucionit kuban.

“Udhëheqësi revolucionar ka hedhur poshtë çfarëdo trajte të kultit të personaliteti e për këtë ka qenë i vendosur edhe në çastet e fundit të jetës së vet, duke insistuar që pas vdekjes së tij asnjë institucion, rrugë, park ose vend tjetër publik, të mos bartin emrin e tij, që kurrë mos t’i ngrihen buste, statuja ose forma të tjera nderimi”, ka thënë Raul Castro para masës madhe të njerëzve tubuar në Santiago.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: