Ashtu siç ishte përcaktuar, ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet në nder të studiuesit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se ceremonia, e cila nisi në orën 10:00, për të vijuar deri në orën 14:00. Homazhet po mbahen në ambientet e jashtme të Muzeut, për shkak edhe të situatës me COVID-19 në të cilën ndodhet vendi në këtë kohë pandemie. Familjarë, të afërm, politikanë dhe personazhe të njohura publike, me maska dhe duke respektuar dhe protokollin për shkak të COVID-19, kanë kujtuar sot kontributin e çmuar të Zeqos, ndërsa kanë lënë si kujtim të fundit në një libër, ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.

Moikom Zeqo, një figurë e rëndësishme edhe e Partisë Socialiste, iu kishte lënë amanet familjarëve që të varrosej në Tiranë si dhe iu kishte kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: