TIRANE- Ditën e sotme në mbarë botën festohet festa e të dashuruarve, apo si të gjithë e njohim, Shën Valentini. Atmosfera është ndjerë prej disa ditësh në Tiranë, ku dhe janë bërë përgatitjet për këtë festë. Megjithatë ka edhe nga ata që nuk i shërben një ditë për të festuar dashurinë në çift. Edhe personazhet tanë bëjnë pjesë në këtë grupim, që kanë zgjedhur mos ta festojnë. Moderatorja e mirënjohur, Amarda Toska është njëra ndër to.

E kontaktuar nga “Bluetooth”, ajo shprehet se kjo festë do ta gjejë në punë, së bashku me bashkëshortin, Ermal Mamaqi. “Festa do të na gjejë duke punuar. Ermali do të jetë duke kënduar dhe unë do të jem në punë. Për ne të gjitha festat janë të mbushura me obligime dhe nuk gjejmë dot kohën për të festuar. Dhuratë nuk kam bërë dhe deri më tani as nuk kam marrë një të tillë”, shprehet Ami sa i përket Shën Valentinit. Një emër shumë i dashur i skenës shqiptare, Valbona Selimllari gjithashtu nuk e sheh këtë festë si momentin e duhur për të shprehur dashurinë. “E shoh shumë më tepër sesa një festë për të dashuruarit në çift. Kam shumë dashuri për njerëzit e afërt të mi, ndaj dhe nuk pres këtë ditë për t’ua thënë, ose për tu bërë dhurata”. Megjithatë miss-i i parë shqiptar ka thënë se ndër vite ka shkëmbyer dhurata me partnerin e saj në këtë ditë feste.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: