TIRANE

Amarda Toska e nisi eksperiencën si moderatore në televizion para shumë vitesh nën drejtimin e programit të humorit ‘Portokalli’. Pas shkëputjes nga ky i fundit, Ami vazhdoi rrugëtimin në ekrane të tjera si ‘Vizion Plus’ apo ‘Tv Klan’ duke drejtuar programe të ndryshme.

Së fundmi duket se Toska do të rikthehet në natën finale të programit nga ku nisi rrugëtimi i saj, ‘Portokalli’. Ajo ka publikuar disa video në llogarinë në ‘Instagram’, ku ka treguar se ndodhet pranë aktorëve të humorit.

“Portokalli. Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar Amarda krah këtyre pamjeve në rrjetet sociale. Me siguri pas këtij momenti të gjithë ndjekësit e moderatores, por jo vetëm, janë shumë kureshtarë se si do të jetë rikthimi i Toskës në programin e humorit, i cili aktualisht drejtohet nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: