Amazon do të blejë studion hollivudiane MGM, që qëndron prapa suksesit të James Bond, për 8,45 miliardë dollarë, njoftoi sot gjiganti amerikan i tregtisë në internet duke theksuar se do të ruante trashëgiminë dhe katalogun e filmave të studios.

“Të dy palët kanë arritur një marrëveshje përfundimtare të bashkimit nën të cilën Amazon do të blejë MGM për një çmim prej 8,45 miliardë dollarësh”, theksoi Amazon.

“MGM ka gati një shekull histori kinematografike dhe kompleton punën e Amazon Studios, që është kryesisht e përqendruar në prodhimin e programeve të shfaqjeve televizive”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: