Eurodeputetët e Parlamentit Europian i kërkuan sot drejtorit ekzekutiv të “Amazon” Jeff Bezos, ndërprerjen e shpërndarjes nëpërmjet platformës së shitjeve online të artikujve me simbole sovjetike, pasi sipas tyre ofendojnë viktimat e regjimit.

Kërkesa drejtuar njeriut më të pasur në botë vjen pasi gjiganti amerikan i shitjes me pakicë ”Walmart” u angazhua në shtator për të ndaluar shpërndarjen e veshjeve që kanë të stampuar simbole si çekiç apo simbolin drapër, pas një sërë ankesash të ngjashme në këtë drejtim, shkruan atsh.

Në një letër të hapur, 27 deputetë nga 13 shtete kërkuan ndërprerjen e shitjes së mallrave me simbolin e çekiçit dhe simbolin e drapërit që përfaqëson Bashkimin Sovjetik, në platformën “Amazon Inc”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb