Amazon po hetohet nga Komisioni Evropian në lidhje me shitjet e librave elektronike dhe mënyrën se si bashkëpunon me botuesit. Kompania amerikane është kritikuar edhe më parë për praktikat e saj financiare si dhe për abuzimin me pozicionin saj si dominuese në industri, duke ndikuar negativisht tek konkurrenca dhe konsumatorët. Komisioni evropian do të hetojë mënyrën se si Amazon bashkëpunon me partnerët e saj dhe për kontratat që ata kanë nënshkruar.

Komisioni do të përqendrohet më shumë në mënyrën se si Amazon i detyron botuesit të mbyllin marrëveshjet me rivalët e tjerë. Nëse ndodh një gjë e tillë, Amazon do të gjobitet me një shumë të madhe parash dhe do të detyrohet të ndryshojë praktikat e saj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: