Amazon ka lançuar një veçori të re në aplikacionin e saj të tregtisë elektronike për përdoruesit amerikanë me një iPhone.

Nëpërmjet menusë “Virtual Try-On”, njerëzit mund të ‘provojnë’ këpucë të markave të ndryshme në realitetin e shtuar duke xhiruar këmbët me kamerën e telefonit.

New Balance, Adidas dhe Reebok janë disa partnerë të nismës. Megjithëse funksioni është aktualisht i disponueshëm vetëm për iOS, Amazon ka konfirmuar mbërritjen e ardhshme edhe në Android. Në vitin 2017, gjigandi i tregtisë online kishte lançuar diçka të ngjashme, me mundësinë e shfrytëzimit të realitetit të shtuar për të parë paraprakisht pamjen e një mobilie në mjedisin përreth, një opsion i prezantuar edhe nga kompani të tjera nëpërmjet aplikacionit, si Ikea.

Pasi të zgjedhin një model këpuce, klientët mund të prekin butonin e testimit poshtë imazhit të produktit dhe të drejtojnë kamerën e pajisjes së tyre celulare në fund për të parë modelin që vishet. Në këtë mënyrë është e mundur të zgjedhësh midis ngjyrave të ndryshme të këpucëve, por jo madhësive, domethënë, funksionaliteti nuk ndihmon për të vendosur madhësinë më të mirë për të blerë, pasi është modeli 3D ai që përshtatet me këmbën dhe jo anasjelltas. “Qëllimi i Amazon Fashion është të krijojë përvoja inovative që e bëjnë blerjen në internet më të lehtë dhe më të këndshme për klientët”, tha Muge Erdirik Dogan, presidente e Amazon Fashion.

“Ne jemi të entuziazmuar të prezantojmë Provimin Virtual për Këpucët, i cili do t’i lejojë njerëzit të provojnë mijëra modele këpucësh, kudo që janë. Ne mezi presim të përmirësojmë shërbimin duke marrë komentet e klientëve”.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb