Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kritikoi të premten futjen në lista zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin në Kosovë.

“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”, thuhet në një postim në Facebook të Ambasadës amerikane.

Kosova mban zgjedhjet e përkohshme parlamentare më 6 tetor. Përkundër zotimeve të disa partive politike se nuk do të garojnë me individë që kanë probleme me ligjin, në listat e tyre zgjedhore janë para disa persona, të cilët kanë aktakuza të ngritura në gjykatat e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb