TIRANË- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë fton qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit. Përmes një mesazhi të shkruar me dorë dhe të publikuar në faqen zyrtare të Facebook, ambasada amerikane thotë se vota përcakton të ardhmen dhe u bën thirrje qytetarëve të votojnë.

“Vota jote përcakton të ardhmen tënde, të ardhmen e vendit tënd, qytetit apo fshatit tënd dhe të ardhmen e demokracisë. Merr pjesë në të ardhmen tënde. Vendos ti për veten tënde. VOTO”, është ky mesazhi sensibilizues i ambasadës amerikane  i shoqëruar me një fotografi dhe i postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Nuk është hera e parë që ambasada amerikane lëshon mesazhe të tilla sensibilizuese jo vetëm pëe zgjedhjet por edhe me procesin e dekriminilazimit apo rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve .

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb