TIRANE- Ambasada Amerikane ka publikuar sot një mesazh sensibilizues 9 ditë para datës së zgjedhjeve lokale. Ambasada Amerikane i fton shqiptarët të votojnë me qëllim që të kenë fuqi dhe të bëhen të rëndësishëm.

“Mund të protestosh. Mund të mbështesësh partinë tënde. Mund të jesh dakord ose jo me vendimet e marra nga udhëheqësit e tu apo partitë e tua. Por nëse nuk voton, nuk ke asnjë fuqi. Bëhu i rëndësishëm. Voto”, është mesazhi i fotos së publikuar në faqen zyrtare të ambasadës.

Më herët edhe ambasadori Donald Lu në takimet e tij, kryesisht me të rinjtë ka apeluar për të votuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: