TIRANË

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se të gjithë fluturimet komerciale nga Shqipëria janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa bën një apel për shtetasit amerikanë që ndodhen në vend.

Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane shkruan se po punon për të gjetur të tjera mundësi udhëtimit për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria dhe vë në dispozicion një adresë ku mund të kontaktojnë.

“?? | Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë [email protected] me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pasaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri.

Për informacion të mëtejshëm, klikoni këtu: https://bit.ly/2Upn52A”, shkruan ambasada.

Usa
Usa

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb