TIRANË- “Vendimi i Rusisë për të dëbuar diplomatët amerikanë vetëm sa përkeqëson më tej marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”.

Kështu ka deklaruar Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ku publikon reagimin e zëdhënësit të Shtypit të Shtëopisë së Bardhë, pas përgjigjes së Rusisë me dëbimin e diplomatëve evropianë dhe amerikanë, përfshirë dhe shqiptar.

“Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e duhur me përjashtimin e zyrtarëve të padeklaruar të shërbimit të inteligjencës ruse, pas sulmit vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet më tej në reagim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb