Ambasada e Çekisë në Tiranë, në kuadër të Pranverës së Frankofonisë dhe në prag të ditës së lindjes, organizoi një takim për ndikimin që vepra e Milan Kunderës ka në botë.

Këtë takim shumë të rëndësishëm, e ka përshëndetur me një letër, edhe shkrimtari ynë i njohur, Ismail Kadare. Në letrën e tij, Kadare shkruan se vepra e Kunderës është një betejë e përjetshme e njeriut me sistemin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në aktivitetin e moderuar nga ambasadori çek Jaroslav Ludva, morën pjesë regjisori dhe përkthyesi Pirro Milkani, përkthyeset e shkrimtarit në gjuhën shqipe: Mirela Kumbaro, Mira Meksi dhe Saverina Pasho, Drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, si edhe përfaqësuesja e shtëpisë botuese “Dituria” Kristiana Golemi, e cila ka të drejtën e botimit të autorit në gjuhën shqipe.

“Një shkrimtar universal”, do ta quante Kumbaro, e cila sapo ka sjellë për lexuesin shqiptar veprën “Ngadalësia, pas Shakasë dhe Mosdijes”.

“E gjithë letërsia e Kunderës ravijëzon një peizazh të jashtëzakonshëm ndjesish dhe ngjarjesh të transformimit njerëzor, ku mahnitja nga e zakonshmja bën thelbin e rrëfimit”, tha Bardhyli.??

?✏️

Takimi u përshëndet dhe nga shkrimtari i madh Ismail Kadare përmes një letre të shkurtër:?

“Milan Kundera ёshtё njё  shkrimtar i madh i kёtij shekulli. Jemi takuar disa herё  nё Paris duke ndarё biseda pёr letёrsinё. Shpirti i kulturёs çeke ravijёzohet mё sё miri nё  veprat e tij, qё do t’i kujtojnё  gjithnjё botёs atё çfarё  komunizmi ishte pёr vеndet qё  e jetuan atё.

Librat e tij janё njё betejё e pёrjetshme e njeriut me sistemin, njё pёrshkrim i asaj çfarё totalitarizmi ishte pёr shumё vende nё shekullin e 19”, shkruante Kadare, duke i uruar jetë të gjatë shkrimtarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb