Pas tragjedisë që goditi sot Italinë, ku një urë u shemb në Genova, duke shkaktuar vdekjen e 35 personave, vjen një reagim dhe nga Ambasada e Kosovës.

Kjo e fundit përmes një njoftimi ka bërë me dije se nuk dihet nëse mes të lënduarve ka dhe kosovare.

“Ambasada e Kosovës në Romë qëndron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova. Ambasada deri tani nuk ka informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë të Kosovës. Ambasada jonë në Romë ka dhënë edhe numrat emergjent, të cilët janë: +39 3319165296 , +39 3472127662.”, thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb