Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një pjesë të fjalës së Presidentit amerikan, Donald Trump, të mbajtur në Kombet e Bashkuara, ku flet për pandeminë e koronavirusit.

Mes të tjerash, Presidenti Trump është shprehur se bota do ta mposhtë pandeminë e COVID-19 dhe do të dalë më e fortë prej saj.

“Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposhtē pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë. Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prodhimin paraprak tē dozat”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb