TIRANË – Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh shumë domethënës në ditën kur krimi në familjen shqiptare kulmon fuqishëm. Pa përmendur shuarjen e një familjeje sot dhe tragjedinë e tre fëmijëve të vegjël mbetur jetimë, kjo ambasadë jep një mesazh për burrat, gratë dhe dhunën, nga Zonja e Parë e Amerikës, Michele Obama:

“Burrat, në çdo vend, duhet të vështrojnë brenda zemrës dhe shpirtit të tyre, dhe të pyesin veten nëse vërtet i shohin dhe i trajtojnë femrat si të barabarta me ta. Dhe nëse në jetën tuaj, ju ndesheni me burra për të cilët përgjigjia e kësaj pyetjeje është “jo”, atëherë ju duhet t’ua mësoni atyre këtë gjë. Duhet t’u thoni se çdo burrë që përdor forcën e tij për të shtypur gratë është një frikacak dhe se ai pengon zhvillimin e familjes dhe vendit të tij. Thuajuni atyre se një burrë vërtetë i fuqishëm dhe i fortë nuk ndihet i kërcënuar nga një grua e fuqishme dhe e fortë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb