Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet lokale.

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook” , shkruan se zgjedhjet e lira , të ndershme dhe transparente janë thelbësore për  një demokraci të fortë.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të forte, Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet lokale në të gjithë vendin”, shkruhet në njoftim nga Ambasada Amerikane.

Ndërkohë në garë për 80 komuna dhe Shkupin janë 299 kandidatë, ndërsa mbi 10,600 kandidatë për këshilltarë komunal dhe këshillin e qytetit të Shkupit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb