KOSOVË- Ambasada Amerikane në Prishtinë ka informuar shtetasit e saj se në bazë të raporteve të mediave, sot pritet të ndodhë një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në qendër të Prishtinës. Ata kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të mos afrohen në sheshin “Nënë Tereza”.
“Ambasada Amerikane në Prishtinë ka informuar shtetasit e saj se në bazë të raporteve të mediave, sot pritet të ndodhë një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në qendër të Prishtinës. Partitë politike në Kosovë do të demonstrojnë kundër marrëveshjeve të fundit politike. Deri tani është e panjohur se sa do të jetë numri i protestuesve. Personeli i ambasadës amerikanë është i “kufizuar” që të mos kaloj në sheshin “Nënë Tereza”. Demonstrata e mëparshme që u mbajtën me 12 tetor në qendër të Prishtinës, në sheshin Nënë Terezau bënë të dhunshme me policinë duke përdorur gaz lotsjellës dhe metoda të tjera për të shpërndarë demonstruesit. Protesta mund të bllokojë kryqëzimet kryesorë rrugore ose edhe të pengojnë transportin publik. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e demonstrimeve, dhe të ushtrojë kujdes nëse në afërsi të ndonjë turme të madhe. Edhe demonstratat që synojnë të jenë paqësore mund të kthehet konfrontuese dhe të eskalojnë në dhunë”, ka paralajmëruar Ambasada e SHBA, raporton Express.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb