Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, vijon takimet me zyrtarët e lartë të vendit tonë.

Vetëm pak ditë pas marrjes zyrtarisht të detyrës, ambasadorja Yuri Kim ka shkuar sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme, ku është takuar me prokurorët, që do të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.

Përmes një mesazhi në faqen e “Facebook”, ambasada amerikane në Tiranë thekson se takimi i sotëm i ambasadores Kim dhe prokurorët e SPAK “ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme të SHBA”

“Takimi i sotëm i Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim me prokurorët e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme ofroi një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer pikpamjet mbi ndihmën e vazhdueshme teknike të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ata përballen me krimin e organizuar dhe hedhin hapat e para për të themeluar Byronë Kombëtare të Hetimit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb