TIRANË- Ambasada franceze në Tiranë paralajmëron shtetasit franceze që të shmangin rrugën pranë parlamentit shqiptar për shkak të protestës së Partisë Demokratikë të lajmëruar më 17 dhjetor në orë 10:00.

Ambasada franceze në Tiranë nëpërmjet faqes së saj zyrtare pasditen e së martës, shprehet: “Partia Demokratike do te organizoje këtë të enjte, me 17 dhjetor, ora 10:00, një demonstratë në frontin e parlamentit për të penguar miratimin e buxhetit 2016″.

“Si rezultat i kësaj, ambasada franceze rekomandon shtetasit franceze të mos qarkullojne në këtë aks kryeqytetit”, thuhet në njofrimin e ambasadës francëze në Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb