KUVAJT-Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt organizoi një pritje në Hotel Regency me rastin e Festës Kombëtare. Në këtë event merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të botës së biznesit, mbështetës dhe dashamirës të Shqipërisë, anëtarë të komunitetit shqiptar me banim në Kuvajt, etj.

I ftuari i nderit në këtë pritje ishte Ministri i Informacionit dhe Ministër Shteti për Çështjet e Rinisë, Sheikh Salman Sabah Al-Salem Al-Homoud Al-Sabah. Ambasadori, Kujtim Morina vlerësoi para të pranishmëve në këtë ceremoni marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Kuvajtit dhe progresin e tyre të vazhdueshëm në fushat e bashkëpunimit ekonomik me mbështetjen e Fondit Kuvajtjan për Zhvillim dhe bashkëpunimin në fushat e kulturës dhe medias.

Ai vlerësoi lart rolin e kreut të shtetit, Emirit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah si lider humanitar ndërkombëtar dhe për mbështetjen e Shqipërisë në disa fusha përfshirë ndërtimin e qendrave arsimore dhe shëndetësore. Pjesëmarrja ishte e gjerë. Aktivitetin e bënë më interesant veshjet kombëtare të shqiptarëve me banim në Kuvajt. Gjatë bisedës me Ministrin e Informacionit të Kuvajtit, Sheikh Salman u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si për shkëmbime vizitash ashtu edhe për aktivitete të përbashkëta kulturore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: