SHKUP– Ambasada e Shqipërisë në Shkup komunikon në gjuhën angleze me mediat shqiptare. Kjo ka ndodhur me njoftimin e vizitës së sotme të ministres së mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli në Shkup.

Ambasada ka drejtuar emailin në anglisht për vizitën e ministres, ndërsa edhe axhenda është shpërndarë në gjuhën angleze, raporton INA.

Një pjesë e mediave kanë shprehur habi për këtë komunikim të bërë nga ambasada shqiptare në Shkup.

Në emailin e shpërndarë është edhe axhenda e ministres Kodheli në Shkup, e cila do të qëndrojë për vizitë deri më 23 janar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: