AUSTRI

Ambasada e Shqipërisë në Austri do të mbajë një koncert bamirësie në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ky tërmet shkatërrimtar tronditi vendin dhe për pasojë 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën pa shtëpi.

Anëtarë të Filharmonisë së Vjenës do të performojnë në 30 dhjetor nga ora 19:00-21:00 me “Valse & Polka nga dinastia Strauss” dhe të ardhurat që grumbullohen, do përdoren për familjet e prekura.

Donacioni në këtë koncert bamirësie fillon nga 30 deri në 50 € për person, ndërsa realizimi e tij do ketë mbështetjen kryesore të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Austri. Mes anëtarëve të Filharmonisë së Vjenës është edhe violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Shkëlzen Doli.

Detajet e koncertit i gjeni duke klikuar këtu

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb