PRISHTINE- Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Prishtinë, konfirmuan sërish se të gjthë emigrantët ilegalë do të kthehen. Deklarata e diplomatëve të huaj në Kosovë u bë gjatë një takimi me ministrin për Punë të Brendshme, Skender Hyseni.

Ndërkaq, ministri Hyseni, sipas KosovaPress u shpjegoi diplomatëve arsyet e emigrimit të shtetasve kosovarë. Hyseni, tha se liberalizimi i vizave do të vinte në kontroll dhe do të ndalte emigrimin ilegal.

“Kosova nuk duhet të mbetet vend i vetëm i izoluar, dhe liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po përballen me fluks të madh të emigrimit të kosovarëve”, citohet të ketë thënë Hyseni.

Hyseni, ndër të tjera theksoi se janë shkaqet ekonomike, mbi të gjitha, që bëjnë që një numër i madh i qytetarëve të largohen nga vendi. Ministri Hyseni përmes ambasadorëve u kërkoi vendeve anëtare të BE-së që të shkurtojnë procedurat e shqyrtimit të kërkesave për legalizimin e qytetarëve të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb