Autobusi i ambasadorëve evropianë ka ndaluar sot në Gjirokastër ku në kuadër të Javës Evropiane do të ketë një seri aktivitetesh dhe takimesh.

Mes tyre edhe ambasadori Soreca, i cili është pritur në zyrën e kryebashkiakut Golemi.

“Ju e dini që unë këtu ndihem si në shtëpinë time dhe me këtë nderim ndihem akoma edhe më shumë. Do të vazhdoni ta keni mbështetjen e BE-së, por edhe mbështetjen time personale. Gjirokastra është një yll i vërtetë, një yll i madh madje dhe tepër i veçantë. Ndaj ne do të ndihmojmë që ky yll të mbrohet dhe të shkëlqejë gjithnjë e më fortë. Ky është një qytet shumë i rëndësishëm edhe për vetë historinë që ka patur Shqipëria, ndaj do të duhet të mbrohet e të ruhet gjithë jetën. Sot jam gjirokastrit”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: