Amasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka siguruar se politika e SHBA nuk është përshkëmbim territoresh Kosovë- Serbi.

Kosnett thotë se kjo nuk është ide as e SHBA dhe as e Trump madje as nuk ia ka idenë nga ka ardhur.

Më tej ai shton se asnjë në SHBA nuk ak folur për këtë temë.

“SHBA nuk kanë duke ndjekur idenë e shkëmbimit te territoreve dhe nuk jemi as të sigurt nga ka ardhur kjo ide, unë mund t’ju them se askush nuk ka folur për këtë temë, por mund t’ju them juve ashtu siç ju kam thënë edhe më herët edhe siç ambasadori Grenell ju ka thënë se nuk është politikë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është diçka që administrata Trump e ka mbështetur ndonjëherë dhe këtë e kemi thënë shumë herë”, tha Kosnett.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb