TIRANË

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler në ceremoninë e lamtumirës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama u ndal edhe  tek kriza politike. Ai u shpreh me besim të lartë se ky ngërç politik do të gjejë zgjidhje shumë shpejt. Ambasadori i Austrisë do të vijojë tani karrierën diplomatike në Bosnje Hercegovinë, ndërsa nuk kurseu fjalët lavdëruese për vendit tonë.

“Ndihem i vlerësuar shumë dhe kjo për mua ishte si surprizë. Për mua ishte një natë befasuese. Në Shqipëri më thanë se: nuk mërzitesh kurrë” dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. Ka patur situata të papritura sa i përket politikës. Pasi kemi punuar me Shqipërinë gjatë gjithë kësaj kohe sidomos intesivisht tre vitet e fundit, jam i sigurt që do të gjendet një zgjidhje në fund, një zgjidhje për krizën politike dhe këtë do ta gjeni vetë mes jush, pasi i Zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kjo është shumë e rëndësishme.

Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe kreu i qeverisë, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për tu bërë të gjithë së bashku.  Jap nderimet e mia për mediat dhe të gjithë analistët që kanë komentuar situatën politike. Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. Nuk do të ketë demonstrime, mërreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua”-tha Sattler.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb